BAKU, 13 shtator /ATSH-DPA/ – Të paktën 49 ushtarë armenë u vranë në sulmet e Azerbajxhanit, sipas Jerevanit, në shpërthimin e fundit të luftimeve të ashpra midis fqinjëve.
Azerbajxhani po vazhdon të kryejë sulme të izoluara, deklaroi kryeministri armen, Nikol Pashinyan.
Jerevani raportoi se ”trupat e Azerbajxhanit sulmuan pozicionet armene me artileri dhe armë të mëdha në tre lokacione”.
Në Baku, ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se ”luftimet ishin shkaktuar nga një përpjekje sabotimi armen në shkallë të gjerë”.
Nagorno-Karabaku është në qendër të mosmarrëveshjes dhjetëvjeçare midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. /os/