Foden: E trishtueshme që Klopp po largohet nga Liverpooli

by admin
Spread the love

Ylli i Manchester Cityt, Phil Foden, ka thënë se është e dhimbshme që Jurgen Klopp do të largohet nga Liverpool-i.

Strategu gjerman kohë më parë ka konfirmuar largimin nga ‘Anfield’ në fund të këtij sezoni.

Foden thotë se është turp që Klopp do të largohet nga ‘The Reds’. Sipas tij, gjermani e ka ndryshuar Liverpoolin.

Është turp që Jurgen Klopp po largohet. Ai ka qenë i shkëlqyer”, ka thënë Foden.

“Të përballesh me ekipin e tij nuk është e bukur por mendoj se ai është i mirë për lojën. Ai ka ndryshuar Liverpool dhe do të jetë e trishtueshme ta shohësh atë të shkojë. Unë gjithmonë dua të luaj kundër më të mirëve”, ka theksuar ylli i Man Cityt.  

You may also like