Foda publikon formacionin ndaj Hungarisë, bën tri ndryshime

by admin
Spread the love

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar formacionin për ndeshjen miqësore ndaj Hungarisë.

Për dallim prej duelit me Armeninë, të cilin Kosova e fitoi 1:0, Foda për Hungarinë ka bërë tri ndryshime në formacion.

Kapiteni Amir Rrahmani është kthyer në qendër të mbrojtjes pas mungesës ndaj Armenisë dhe do të luaj përkrah Fidan Alitit.

Krahas Rrahmanit, ndryshime në formacion Foda ka bërë edhe në krahun e majtë të mbrojtjes. Donat Rrudhanin e ka aktivizuar në vend të Leart Paqaradës së lënduar, ndërsa në mesfushë vendin e titullarit i ka besuar Blendi Idrizit para Florian Loshajt.

Dueli mes Hungarisë dhe Kosovës nis në orën 19:00 dhe luhet në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest.

You may also like