“Floriani s’lidh dot as këpucët e mia”, ja si u përgjigj Marku për deklaratën e Kongos

by admin
Spread the love

Chris Kongo nuk i ndahet Florian Markut. Prej dy vitesh boksieri britanik do të përballet me shqiptarin. Mbrëmë ai ndoqi duelin e “Mbretit shqiptar” kundër Chris Jenkins, që u mbyll pas katër raundesh me “K.O”.

Marku triumfoi, por Kongo, që ka rekordin 13 fitore e 1 humbje, e provoi boksierin shqiptar në deklaratën e dhënë për Sky Sport.

“Ai ishte duke humbur. Me këtë paraqitje unë e shkatërroj atë. Vetëm shikoni paraqitjet e mia. Madje, nëse e shohim kështu, ai s’mund t’i lidhë as këpucët e mia”, tha Kongo.

Pas duelit me Jenkins, Markut iu përmend si rival i mundshëm Chris dhe shqiptari ishte i qartë: “Të lutëm, mos m’i përmend këto lloj emrash, sepse kur isha duke u ngjitur këta njerëz po më shmangnin.

Tani po bëj shumë zhurmë, shumë fitore të mira, të gjithë tani më sfidojnë. Dëgjoni, unë dua djalin e Nigel Benn (Conor Benn), Kell Brook, Amir Khan.

Më jepni këta dhe do e shihni se si do luftoj. Mos përmend askënd tjetër, më jep një prej tyre dhe do të shohësh se çfarë mund të bëj”. 

You may also like