Floriana Garo u zgjodh anëtare Kryesie në PD, falenderon demokratët dhe Berishën: Do bëj më të mirën time

by admin
Spread the love

Floriana Garo e njohur ndryshe edhe si zëdhënësja e Foltores është zgjedhur anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike të rithemeluar. Deputetja Albana Vokshi njoftoi sot organet drejtuese të partisë dhe emrat përkatës.

Mes emrave që ishin votuar për anëtar të Kryesisë së kësaj force politike ishte dhe ai i Floriana Garos. Ajo ka qenë që në nisje të Foltores krah Sali Berishës dhe zëdhënëse e çdo vendimi që merrej nga Grupi i Rithemelimit.

“I jam thellesisht mirenjohese Keshillit Kombetar per cdo vote qe me dha per te qene pjese e Kryesise se Partise Demokratike! Faleminderit Kyetarit Berisha qe me perzgjodhi te jem ne krah te tij ne Foltore, ne kete beteje te forte dhe plot me shprese!

Faleminderit te gjithe demokrateve e simpatizanteve te PD qe me kane mbeshtetur e me kane dhene zemer gjate cdo momenti kur gjerat jane dukur tejet te veshtira. Sot ndihem shume e privilegjuar dhe premtoj qe do bej me te miren time per te justifikuar besimin tuaj”, shkruan Garo.

You may also like