Florentino Perez takon Endrick pas ndeshjes Brazil – Spanjë: “Po të presim këtu”

by admin
Spread the love

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka vizituar Vinicius, Rodrygo dhe Endrick pas barazimit të kombëtares braziliane ndaj Spanjës në stadiumin legjendar Santiago Bernabéu dhe i ka lënë një mesazh Endrick që emocionon madrilenët.

Florentino iu afrua lojtarit të ardhshëm të Real Madridit për t’i thënë: “Ne po të presim këtu”, pas golit të tij të parë historik në shtëpi, i cili i tregoi botës se ai është një lojtar me një të ardhme të ndritur.

Dhe kjo nuk është e gjitha, pasi presidenti i “Los Blancos” kërkoi edhe fanellën e Rodrygos.

/GazetaBlic Sport

You may also like