Flick: Të fitojmë dhe të kualifikohemi, e vështirë goleada ndaj Kosta Rikës

by admin
Spread the love

Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së fundit të grupit kundër Kosta Rikës.

“I kam të gjithë lojtarët në formë dhe të gatshëm për të zbritur në fushën e blertë. Sane është në gjendje të luajë që nga fillimi. Havertz nuk luajti ndaj Spanjës sepse ishte me grip dhe jo se nuk më pëlqeu paraqitja e tij ndaj Japonisë. Fullkrug? Të shohim nesër nëse do të luajë.

Nga ana ime them që sfida e nesërme, sido që të shkojë, nuk do të jetë e fundit e imja në krye të Gjermanisë, por nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Kam një kontratë deri në vitin 2024 dhe mezi pres që të vijë Europiani që do të zhvillohet në shtëpinë tonë.

Nesër skuadra duhet të bëjë një paraqitje të madhe. Duhet të kalojmë grupin, nuk ndjej presion. 8-0? Do të ishte mendjemadhësi të pretendojmë se do të shënojmë 8 gola. Duhet ti japin respektin e duhur Kosta Rikës, sepse pas Spanjës tregoi vlerat ndaj Japonisë. Duam të fitojmë dhe të kualifikohemi, ndonëse e dimë që do të jetë e vështirë”, ka thënë Flick. / Oversport.tv

Foto: DFB-Team, Twitter

You may also like