Flet motra e Granitit të “Big Brother” për raportin e tij me Fifin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këtë periudhë është komentuar gjatë afrimiteti i Graniti dhe Fifit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Për këtë së fundmi ka folur edhe motra e Granitit, Genta Cana e cila në një lidhje me skype në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ka thënë se i uron mirëseardhje Fifit në shtëpinë e familjes Cana.

“Unë si kunatë vetëm mund t’i them Fifit: Mirë se erdhe në shtëpinë tonë, çfarë mund t’i them tjetër”, u shpreh Cana duke qeshur, derisa shtoi se diçka mes tyre po lind, dhe që duket se e kanë goxha seriozisht.

Genta, motra e Granitit, gjithashtu ka treguar se në të kaluarën ai ka qenë mjaft tip avanturier, derisa tri vitet e fundit ka ndryshuar shumë, i sheh gjërat më ndryshe.

Gjithashtu, moderatorja Genta Cana ka zbuluar se nëna e tyre është mjaft e shqetësuar, pasi Granitin po e sheh shumë të ngurtë brenda shtëpisë, e jo ai që është jashtë, një person tejet i hapur në shoqëri.


You may also like