Flamurtari-Oriku falas në Oversport dhe Tibo, në ekran edhe sfida Korabi-Dinamo

by admin
Spread the love

Është publikuar kalendari i javës së tetë të Kategorisë së parë, që do të sjellë për publikun shumë përballje interesante. Ndeshjet e kësaj jave janë të ndara në 3 ditë, do të luhen të shtunën, dielën dhe  të hënën.

Oversport dhe Tibo do të sjellin live për shikuesit falas takimin Flamurtari-Oriku dhe ekskluzivisht Korabi-Dinamo. Kujtojmë që pas fitores së Flamurtarit përballë Dinamos në kryeqytet ka ndryshuar edhe kreu i renditjes, sepse tashmë janë vlonjatët ata që qëndrojnë në vendin e parë.

Ndërkohë që sfida Apolonia-Skënderbeu e programuar për tu luajtur të shtunën është shtyrë për një datë tjetër, pasi disa lojtarë të skuadrës fierake janë të angazhuar me ekipin U19 që do të luajë këtë të enjte në Champions League.

Lufta sportive dhe rivaliteti në Kategorinë e parë është shumë i madh dhe këtë e tregon edhe tabela e klasifikimit ku diferenca mes Orikut të vendit të gjashtë dhe Flamurtarit të vendit të parë është vetëm 4 pikë. / Oversport.tv

Kategoria e Parë / Java e 8-të

E shtunë 29 tetor

Turbina-Tërbuni               14:00

Besa-Lushnja                     14:00

Besëlidhja-Burreli            14:00

E diel 30 tetor

Flamurtari-Oriku               12:30

E Hënë 31 tetor

Korabi-Dinamo                  13:00

Luzi-Tomori                        13:00

You may also like