Flamurë të shumtë të Palestinës mes tifozëve të Premierligës në derbin Liverpool-Everton (fotot)

by admin
Spread the love

Flamurë të shumtë në mbështetje të Palestinës shiheshin sot mes tifozëve në stadiumin e Anfield për derbin e njohur mes Liverpool e Everton, edhe pse autoritetet e Premier League i kishin ndaluar si këto flamurë dhe ato të Izraelit prej konfliktit të rëndë në Lindjen e Mesme.

Kampionati Premier League konfirmoi dje ndalimin e flamurëve për ndeshjet e fundjavës, sipas tyre për të evituar incidente të mundshme në stadiume.

Por flamurë palestinezë ngriheshin larg nga tifozët e të dyja skuadrave të qytetit të Liverpool në ndeshjen e drekës.

Tensionet janë të larta në konfliktin e Lindjes së Mesme pas sulmit të Hamas në Izrael dhe më pas bombardimet e pandalura 10 ditore të Izraelit ndaj Gazës që kanë lënë mijëra civilë të vdekur.

Ndërsa skuadra e Tottenham përsëriste në një komunikim masiv me tifozët mos përdorimin e flamurëve për ndeshjen e të hënës kundër Fulham.

Në deklaratën e tyre thuhej: “Stadiumi i futbollit nuk është një arenë për te shpalosur flamurë apo mbështetje politike e fetare që mund të konsiderohen provokuese. Falemnderit për mirëkuptimin.”

Skuadra e Liverpool fitoi sot në fushën e saj ndaj Everton me rezultatin 2-0.


Flamurë të shumtë në mbështetje të Palestinës shiheshin sot mes tifozëve në stadiumin e Anfield për derbin e njohur mes Liverpool e Everton


Top Channel

You may also like