Flamur Noka: Partia e Lirisë aleati ynë kryesor, aksion opozitar deri në gjunjëzimin e regjimit, PD mbron interesat e qytetarëve

by admin
Spread the love

Në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka foli për situatën politike në vend, ku gjatë bisedës në studio me gazetaren Nisida Tufa, ai u shpreh se prej kohësh është paralajmëruar se vjeshta do të jetë një stinë e zjarrtë e një aksioni të fortë politike.

“Aksioni politik ka të bëjë me zbritjen në bazë të të gjithëve. Organizimi përballja me regjimin, ndërthurja e aksionit deri në gjunjëzimin e këtij regjimi që nuk meriton të rrijë më në këmbë. është një regjim gjakpirës dhe e ia ka çuar thikën në palcë shqiptarëve”, tha ai.

Pjesë nga biseda në studio:

Pyetje: Protesta e thirrur nga kreu i Lirisë PD do ti bashkohet?

Noka:Pa as më të voglin diskutim. Aksioni ynë do të jetë gjithë kohës i bashkërenduar deri në fitore. Ne së bashku me Partinë e Lirisë dhe aleatët tanë do të jemi bashkë për të mundur regjimin”.

Pyetje: Keni folur për këtë protestë, a ka një mobilizim konkret?

Noka:Jemi në bashkërendim të aksionit opozitar çdo ditë për çdo gjë. Ka gërshetim, por ne jemi online në rakordim me ta”.

Pyetje: A ka bisedime konkrete pas kësaj protestë, nëse do të ketë një tjetër?

Noka:Ne e çelëm, 7 korriku ishte një protestë më e madhe dhe më qytetarja e zhvilluar në demokracinë shqiptare. Jemi në bisedime me aleatin tonë Partinë e Lirisë, dhe të gjitha ata që i janë përcaktuar frontit për shpëtimin e lirisë. Do të përpilohet dhe diskutohet një strategji ku do të ndërthuret i gjithë aksioni. Ju jeni dëshmitar e betejës që ka filluar. PD e mëparshme ishte e marrë peng. Tani ka ndryshuar e gjithë qasja kundrejt qytetarëve dhe regjimit. Sot PD ka qasje opozitare ndaj regjimit dhe në përputhje me interesin e qytetarëve”.

You may also like