Flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë në Mitrovicën e Veriut – Shqip

by admin
Spread the love

Një grup të rinjsh në Mëhallën e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut vendosën flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë. Qytetarët që e nisën këtë iniciativë thanë se kjo është bërë për të treguar se Veriu është tokë e Kosovës dhe e shqiptarëve.

Rreth 40 familje boshnjake aktualisht jetojnë në vendbanimin multietnik të Mëhallës së Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut. Përveç tyre në këtë fshat jetojnë edhe shqiptarë, turq, goranë, serbë e të tjerë.

Vlerësohet se në Mitrovicën veriore jetojnë rreth 26.160 banorë.

Ndodh kjo ndërsa serbët po rebelohen dhe me protesta ndaj shtetit të Kosovës.

Është Lista Srspka ajo që ka thirrur protesta, ku kërkojnë anullimin e vendimit për targat, si dhe krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe. /tesheshi.com/

 

 

 

You may also like