Fjalët e fundit të Navalny-t për gruan e tij Julia – Shqip

by admin
Spread the love

Alexei Navalny, një figurë kryesore e opozitës ruse, vdiq dje, më 16 shkurt, në qelinë e tij të burgut.

Navalny ka qenë në një burg rus që nga viti 2021 dhe kishte komunikim të kufizuar me të gjithë, përfshirë gruan e tij Yulia Navalny.

Siç është publikuar në rrjetet sociale, duke cituar kanalin Telegram ku Navalny reklamonte shpesh, lideri i opozitës ruse ia drejtoi fjalët e fundit gruas së tij në ditën e Shën Valentinit, 14 shkurt.

“E dashur, unë dhe ti kemi gjithçka si në këngë: qytetet mes nesh përsëri, dritat e pistave të aeroportit, stuhitë e borës dhe mijëra kilometra. Por ndjej se je me mua çdo moment dhe të dua gjithnjë e më shumë”, ka shkruar Navalny.

Kujtojmë, Aleksey dhe Julia ishin të martuar për 24 vjet. Ata kishin edhe dy fëmijë, vajzën Daria dhe djalin Zahar. /tesheshi.com/

 

You may also like