Fitorja, e vetmja alternativë e “Dardanëve” ndaj Andorrës (VIDEO)

by admin
Spread the love

I grumbulloi të gjithë futbollistët afër vetës.

E aty, selektori i kombëtarës së Kosovës në futboll, Alain Giresse u’a shpalosi lojtarëve planin e stërvitjes së fundit para ndeshjes së dytë kualifikuese për “Euro 2024”, që e zhvillojnë kundër Andorrës.

“Dardanët”  dukeshin të lumtur në stërvitje dhe shumë të gatshëm për këtë ballafaqim.

Megjithatë, ngjarjet e fundit në FFK paskan ndikuar keq tek futbollsitët e Kosovës.

Kosova është favorite ndaj Andorrës, së paku në letër, por selektorin Alin Giresse nuk e kënaq ky fakt.

Ndeshja Kosovë – Andorrë, zhvillohet të marten nga ora 20:45 dhe do të transmetohet direkt në Shqip.

Bile, do të ketë edhe emision special para dhe pas ndeshjes kushtuar kombëtarës “Dardane”.

You may also like