Fitore me telekomandë, Drita çon pranë humnerës Prishtinën në shtesë

by admin
Spread the love

Vetëm Prishtina nuk ia ka dalë të fitojë, të gjitha skuadrat e tjera që luftojnë për mbijetesë ia kanë dalë të marrin pikët e plota dhe kampionët e sezonit të shkuar në BKT Superliga rrezikojnë të shkojnë në playout.

Bardhekaltrit u mposhtën sot me rezultatin 0-1 nga Drita, pasi Simonovski në shtesë i ndëshkoi. Tashmë Prishtina ka vetëm një pikë më shumë se Malisheva dhe Drenica. Këta të fundit mundën 3-1 Ballkanin kampion.

Malisheva ia doli të merrte pikët e plota  në transfertë ndaj Gjilanit, madje duke shënuar katër gola me autorë Sobowale dhe Berisha, që shënuan dygolësha si Progni i vendasve. N

Nuk fali as Dukagjini i Armend Dallkut, që mposht 3-2 Llapin falë tregolëshit të Merlakut. Ulpiana e rënë nga kategoria mposhti 6-2 Feronikelin, që gjithashtu nuk do të jetë pjesë e elitës sezonin e shkuar.

BKT SUPERLIGA – JAVA 35

Drenica-Ballkani 3-1
Shënues:
Abazi 58’, Hamiti 71’, 90’ / Dellova 53’

Dukagjini-Llapi 3-2
Shënues:
Merlaku 25’, 52’, 56’ / Jashari 37’, Veliu 62’

Gjilani-Malisheva 3-4
Shënues:
Krasniqi 8’, Progni 45+3’, 83’ / Sobowale 43’, 54’, Berisha 64’, 84’

Ulpiana-Feronikeli 6-2
Shënues:
Selimi 6’, 12’, Iran Jr. 25’, Rezi 30’, Rapuca 64’, Qerimi 90’ / Xhylani 35’ Qorri 40’

Prishtina-Drita 0-1
Shënues:
Simonovski 90+2’

You may also like