Fitore e rëndësishme e Memphis, fiton edhe Warriors – Shqip

by admin
Spread the love

Pesë fitore të skuadrave vendase dhe vetëm një atyre mysafire është epilogu i gjashtë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

Kampioni në fuqi Golden State Warriors ka shënuar fitore 120-111 ndaj Boston. Me efikas te vendasit ishin Curry me 39 pikë, tetë kërcime dhe tetë asiste, ndërsa te Nju Orlens u dallua Ingram me 26 pikë tetë kërcime e shtatë assist.

Fiton edhe Washington që mundi Boston-in me rezultat 130-111. Më efikas te vendasit ishte Porzingis me 32 pikë, 13 kërcime e gjashtë asiste. Washington me 34 fitore e 42 disfataaktualisht është jashtë zones së play off-it, ndërsa Boston është pozitën e dytë 52 fitore e 24 humbje.

Skuadra e Memphis me fitoren 113-108 kundër Orlandos vazhdon të mbanë pozitën e dytë nբ Perëndim me 48 fitore e 27 humbje. Më efikas në këtë ndeshje ishte Bane me 31 pikë, katër kërcime dhe pesë assist. Fitore para publikut vendas kanë shënuar edhe Atlanta ndaj Cleveland 120-118 dhe Toronto ndaj Miamit 106 – 92, ndërsa fitoren e vetme në tarnsfertë e ka shënuar Charlotte në përballjen me Oklahoman me rezultatin 137-134.

Rezultatet e sotme:

Washington – Boston 130-111

Atlanta – Cleveland 120-118

Toronto – Miami 106-92

Memphis – Orlando 113-108

Oklahoma – Charlotte 134-137

Golden State – Nju Orleans 120-109

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like