Fitojnë Shkëndija dhe Voska Sport, barazon Shkupi, humbë Gostivari – Shqip

by admin
Spread the love

Tre fitore të ekipeve vendase, një barazim dhe një fitore e mysafirëve me gjithësejt 14 gola të shënuar është epilogu i pesë ndeshjeve të javës së tretë në Ligën e parë të futbollit vendor. Ndeshja Struga Trim Lum – AK Brera, zhvillohet të hënën në ora 17:00

Derbi në Kavadar mes Teikveshit dhe shkëndijës përfundoi me fitoren e ekipit kuqezi me rezultatin 1-2. Autor të golave ishin Almir Cubara pë vendasit në minutë shtesë të pjesës së parë, ndërsa Erald Çinari në minutën e 24 dhe Dashmir Elezi në minutën e 37. Për Tikveshin ishte kjo disfata e parë pas dy fitoreve në dy xhirot e para, ndërsa për kuqezinjtë fitorja e dytë në cilën e mysafirit pas asaj kundër Voska Sportit në javën parë të kampionatit.

Voska Sport në përballjen kundër Vardarit shijoi fitoren e parë si anëtare e Ligës së Parë. Vendasit shënuan fitore 3-2, ndërsa golashënues i trefishtë ishte Alen Jasharovaski në minutën e 27, 31 dhe 48, ndërsa golat për Vardarin i shënuan Glishiq në minutën e 84 dhe Zhoglev në minutë 90+3’. Për ekipin e Vardarit ishte kjo disfata e tretë në sezonin e ri.

Në stadiumin e Çairit , skuadra e FC Shkupit në ndeshjen e para para tifozëve vendas në kampionatin e ri barazoi me Sileksin 1-1. Shkupi ishte në epërsi me golin e Pinter në minutën e 45+1, ndërsa mysafirët barazuan në minutën e 77 me golin e Gjorgjieskit.

Bregallnica në Shtip mundi Gostivarin me rezultat 2-1. Autor të golave për vendasit ishin Venegas nga penaltia në minutën e 10’ dhe Vebster në minutën e 78. Golin e vetëm pë Gostivarin e ka shënuar debutuesi Remzifaik Selmani në minutën e 90’. Për Gostivarin ishte kjo disfata e tretë sezonale.

Në derbin e qytetit në Shkup. Ekipi I Rabotniçkit me një gol të Velkovskit mundi Makedonija gj.P 1-0

Struga Trim Lum – AK Brera më 21 gusht.

Rezultatet e xhiros së tretë:

Voska Sport – Vardari 3-2 (2-0)

Jasharovski (27’, 31, 48),

Glishiq 84’ dhe Zhoglev 90 m+3

Tikveshi – Shkëndija 1-2 (1-2)

1-2 Almir Cubara (45+1’)

0-1 Çinari (24’) 0-2 Dashmir Elezi (37’)

Bregallnica – Gostivari 2-1 (1-0)

1-0 Venegas (10’ penal) 2-0 Vebster 78’

2-1 Remzifaik Selmani 90’

Rabotniçki – Makedonija Gj.P 1-0 (1-0)

1-0 Velkovski 21’

Shkupi – Sileksi 1-1 (1-0)

1-0 Pinter (45+1’), 1-1 Gjorgjioski 77/;

Struga Trim Lum – AK Brera më 21 gusht.

Pas tre xhirove jo komplete, tabelën e kryesojnë: 1.Shkëndija 6 pikë (-1), 2. AK Brera 6 (-1), 3.Rabotniçki 6, 4 Bregallnica 6, 5.Tikveshi 6, 6.FC Shkupi 4, 7.Sileksi 4, 8.Struga Trim Lum 3 (-2), 9.VOska Sport 3, 10.Makedonija Gj.P 3, 11. Vardari 0, 12.Gostivari me 0 pikë.

Në xhiron e katërt më 23 gusht (e mërkurë) me fillim në ora 16:00 takohen: Shkëndija – Bregallnica, Makedonija Gj.P – Shkupi, Gostivari – Rabotniçki, AK Brera – Tikveshi, Vardari – Sileksi, ndërsa Voska Sport – Struga Trim Lum luhet më 27 shtator (e mërkurë), ora 15:00. /KlanMacedonia/

You may also like