Fitimet nga Superkupa – Shqip

by admin
Spread the love

Përveç ngritjes se trofeut, Interi dhe Milani përfitojnë financiarisht nga pjesëmarrja në event

Milani do të përballet me Interin në Superkupën e Italisë në mbrëmjen e së mërkurës në Riad të Arabisë Saudite.

Ky është derbi i parë i “Madoninës” për këtë trofe që nga edicioni 2011. Por klubet milaneze do të përfitojnë edhe nga ana financiare.

Kontrata u nënshkrua nga Lega Serie A në nëntor 2018 dhe sipas akordit përfitimi është 7.5 milionë Euro që do të ndahet mes dy klubeve. Nëse nuk do të ishte një takim i Interit, Milanit, Juves apo Romës, shifra do të ishte më e ulët, raporton calciomerkato.com

Superkupa italiane do të luhet në stadiumin ndërkombëtar “King Fahd” mes kampionëve të Italisë dhe fituesve të Kupës së Italisë. Kjo është hera e fundit që kompeticioni dhe do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Serie A League mbledh 10% të shifrës përfundimtare dhe fitimet do të jenë pothuajse identike mes fituesit dhe humbësit, me një diferencë prej vetëm 500 mijë eurosh në favor ekipit që ngre trofeun.

Interesimi është i madh për ndeshjen dhe “derbi i Madoninës” pritet që të transmetohet në 165 vende.

Kjo është hera e 11 në historinë e Interit që luan në Superkupën e Italisë. Për herë të parë, ata garuan në 1988. Në 10 takime, zikaltrit arritën të merrnin gjashtë trofe, përfshirë atë të edicionit të shkuar në 2021.

Kuse Milani merr pjesë në Superkupë për herë të 12 në histori. Kuqezinjtë kanë triumfuar në shtatë edicione, për herë të fundit në 2016.

Klan News

You may also like