Fiorentina e fikur, turpërohet me “poker” nga Sampdoria dhe rrezikon Europën

by admin
Spread the love

Sampdoria ka turpëruar Fiorentinën, duke e mundur me rezultatin 4-1 dhe tani i rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në kupat e Europës, pasi duelin e fundit të kampionatit e ka kundër Juventusit.

Skuadra vendase ishte e vendosur mirë në fushë dhe konkrete. Në minutën e 16-të mbrojtësi Ferrari shfrytëzoi një krosim perfekt të Candreva dhe me kraharor e devijoi topin drejt e në rrjetë.

Sampdoria ishte efikase dhe pas gjysmë ore lojë shënoi edhe golin e dytë, me sulmuesin e njohur Quagliarella. Fiorentina në pjesën e parë të ndeshjes kishte një rast të mirë goli me Bonaventura, i cili pak metra me portën goditi në mënyrë krejtësisht të pasaktë.

45 minutat e para të lojës përfunduan me rezultatin 2-0 për Sampdorian, që nuk u mjaftua me kaq. Thorsby realizoi edhe golin e tretë për vendasit, që një ditë më parë siguruan qëndrimin në Serie A pas humbjes së Cagliari.

Dueli i sotëm kishte sërish gola dhe Sampdoria të katërtin e shënoi me anë të Sabiri. Në fund Saponara bëri gjuajtën e parë në portë për Fiorentinën. Gjithsesi në VAR u dallua një prekje me dorë në zone dhe penalltinë e ktheu në gol Gonzales, ndërkohë që skuadrat pritën fundin e takimit dhe nuk pati ndryshime të tjera.

SERIE A – JAVA 37

Sampdora-Fiorentina 4-1
Shënues:
Ferrari 16’, Quagliarella 30’, Thorsby 71’, Sabiri 84’ / Gonzalez (pen.)89’

Foto: U.C. Sampdoria, Facebook

You may also like