FIFA merr vendimin, përcaktohet vendi organizator i Botërorit të Klubeve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, njoftoi këtë të mërkurë se botërori i radhës i klubeve do të luhet në Emiratet e bashkuara Arabe në muajin e parë të vitit 2022. Datat se kur do të mbahet ky turne do të përcaktohen në vijim.

Japonia, që do ta organizonte Botërorin e Klubeve, u tërhoq për shkak të pandemisë, duke i detyruar drejtuesit e FIFA-s të gjenin një tjetër shtëpi dhe Emiratet u konsideruan si opsioni më i mirë i mundshëm, duke marrë në parasysh faktin se ka qenë disa herë organizatore të këtij eventi.

Për herë të parë Botërori i Klubeve do të organizohet me 24 skuadra. Diçka e tillë ishte menduar që të zhvillohej që këtë vit në Kinë, por për shkak të pandemisë, aktiviteti u anulua e tashmë duhet të presim janarin e vitit të ardhshëm për të parë Botërorin e Klubeve në një tjetër format./ Super Sport


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || []; function gtag(){dataLayer.push(arguments);} gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId : '1715618661991455', xfbml : true, version : 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like