FIBA përjashton përjetësisht gjyqtarin kosovar për trukime – Shqip

by admin
Spread the love

Gjyqtari kosovar i basketbollit, Daut Mehmeti, është përjashtuar përjetësisht nga FIBA për kundërshtimin e Kodit të Sjelljes dhe Integritetit të Federatës Botërore. Sipas faqes zyrtare të institucionit më të lartë të basketbollit (FIBA), dënimi tashmë është vendosur ndaj Mehmetit.

Arsyeja që ka sjellë dënimin për gjyqtarin 37-vjeçar janë bastet dhe trukimet e paligjshme të disa ndeshjeve që ai i kishte gjykuar.

Mehmeti ka gjykuar gjashtë ndeshje të Maccabi Haifas në nëntë paraqitjet e tij të fundit në parket.

Njoftimi për dënim përmend “pezullim nga kryerja e funksionit” dhe “ndalim të pjesëmarrjes në të gjitha aktivitetet e FIBA-s” për shkelje të Kodit të Etikës dhe Integritetit të federatës, për sa i përket basteve dhe manipulimit të garave nga Mehmeti.

Mehmeti nuk kishte gjykuar asnjë ndeshje në edicionin e sivjetmë të Superligës së Kosovës në basketboll. Sipas asaj që ka mësuar KOHA, Mehmeti ishte i suspenduar./KlanMacedonia

You may also like