Festa për golin e fitores i kushton Artetës, Arsenali pa trajnerin në ndeshjen e radhës

by admin
Spread the love

Arsenal mori një fitore tejet të rëndësishme për vazhdimësinë në Premier League teksa mposhti në transfertë me shifrat 4-3, Luton.

Goli i fitores për “The Gunners” erdhi vetëm në minutën e 97, me Declan Rice që u shndërrua në heroin e londinezëve.

Festa në radhët e Arsenal ishte e jashtëzakonshme teksa edhe trajneri Mikel Arteta nuk u pëmbajt duke u përfshirë nga emocionet. Tekniku spanjoll u fut në fushë dhe për këtë u ndëshkua me karton të verdhë nga arbitri Barrot.

Një karton që i kushton ndeshjen e radhës spanjollit që duke plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë, detyrohet që sfidën e radhës të Arsenal në Premier League ndaj Aston Villas ta ndjekë nga tribuna. I pyetur pas takimit nëse ishte penduar për festën, Arteta theksoi se nuk mundi të përmbahej dhe se kartoni i verdhë ia vlejti.

“Nuk mund të qëndroja në stol pas atij momenti, thjesht nuk mund të përmbahesha. Nuk e kisha idenë se ku ndodhesha. Ishin emocione të pastra. Kartoni i verdhë? Nuk ka problem”, u shpreh Arteta. /Supersport


Top Channel

You may also like