Festa e Halloween u kthye në tragjedi, shkon në 151 numri i viktimave në Seul, mbi 80 persona të plagosur

by admin
Spread the love

Ka shkuar në 151 numri i viktimave nga tragjedia e ndodhur një natë më parë në Seul, kryeqytetin e Koresë së Jugut.

82 persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së trumës që ishin mbledhur në një nga zonat më të frekuentuara të natës për të festuar Halloween, festë e cila u kthye në tragjedi.

Pamjet nga Seuli shfaqin dhjetëra kufoma të mbuluara, zyrtarë të emergjencës që intervenojnë te të lënduarit dhe njerëz që ndihmojnë njëri-tjetrin për të shpëtuar nga shtypja.

Incidenti vdekjeprurës, i cili raportohet se ka nisur pas orës 22:00 me orën lokale, ndodhi në një zonë të njohur të jetës së natës në festimin e parë të Halloween-it që nga pandemia e koronavirusit.

Raportohet se kishte paralajmërime se rrugët do të ishin të mbushura me njerëz, por ende nuk dihet se si filloi përplasja e turmës.

Një dëshmitar i tha Reuters se një morg i improvizuar ishte ngritur në një ndërtesë afër vendit të ngjarjes. Dhjetëra trupa u transportuan më vonë në barela, tha dëshmitari.

“Zona është ende kaotike. Ende po përpiqemi të kuptojmë numrin e saktë të njerëzve të lënduar”, tha Moon Hyun-joo, zyrtar në Agjencinë Kombëtare të Zjarrfikësve.

Aktori Park Jung-hoon tha se turmat ishin “disa dhjetëra herë më të mëdha” se në Krishtlindje ose gjatë shfaqjeve të fishekzjarreve.

Mes atyre që janë transferuar në spitale ka edhe shtetas të huaj. Autoritetet po hetojnë shkaqet e ngjarjes.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, ka mbajtur një takim urgjent pas kësaj tragjedie.


Top Channel

You may also like