Fermerët protestues në Spanjë bllokojnë autostradën pranë kufirit me Francën (fotot)

by admin
Spread the love

Fermerët spanjollë në rajonin verilindor të Katalonjës dolën përsëri në protesta kundër kufizimeve të vendosura ndaj sektorit, duke bllokuar me traktorë një autostradë që lidh vendin me jugun e Francës.

Në rrugë gjithashtu u derdhën gjashtë kamionë me domate që vinin nga Maroku, teksa fermerët protestojnë ndaj favorizimit të importeve të lira nga jashtë Bashkimit Evropian.

Rreth 100 traktorë bllokuan autostradën AP-7 në të dyja drejtimet në Pontos rreth 40 kilometra larg kufirit me Francën që prej mesnatës.

Demonstruesit thanë se do të vijonin protestën për 48 orë.

Fermerët kishin bllokuar gjithashtu autostradën A2 që lidh Madridin me Barcelonën, duke kërkuar reduktime të ngarkesës burokratike e te kufizimeve ambjentaliste.

Ata argumentonin se produktet e importit nuk plotësojnë kriteret e vendeve të BE dhe se rregullat mjedisore të BE po kufizojnë gjithnjë e më shumë prodhimin e tyre.

Përveç kërkesave burokratike të sektorit në Evropë e Spanjë, rajoni Katalonjës ka vuajtur një periudhë te gjatë dhe e pazakontë thatësire. Zemërimi i fermerëve është shtuar me kufizimet e përdorimit të ujit nga autoritetet me këtë rast.

“Ne kemi ujë në puse por nuk na lënë të ujisim përndryshe thonë se na gjobisin”, tha fermeri patave Xavi Jofre.

Mijëra fermerë kanë marshuar dhe në kryeqytetin Madrid teksa pesë ditë më herët rreth 500 traktorë hynë në qytet për të protestuar.

Dje në Bruksel rreth 900 traktorë bllokuan selinë e BE duke larguar barrikadat e policisë dhe duke lëshuar kashtë e pleh organik ne sheshe.

Që prej nisjes së protestave në Spanjë janë bërë disa takime mes palëve ku ministri Luis Planas është zotuar të zbusë politikat bujqësore të BE që fermerët të mos shesin me humbje.


Top Channel

You may also like