Fenomeni i pazakontë, deti Marmara tërhiqet me 25 metra, shkencëtarët qetësojnë banorët e Stambollit

by admin
Spread the love

Një fenomen i pazakontë ka shqetësuar banorët në Turqi pranë detit Marmarma, pasi ujërat e tij në afërsi të Stambollit janë tërhequr papritur me 20 deri në 25 metra.

Universiteti i Inxhinierisë në Stamboll njoftoi ngjarjen dhe nënvizoi se fenomeni nuk ka lidhje me tërmetin që goditi juglindjen e vendit.

“Tërheqja është për shkak të qendrës së presionit të lartë që ndodhet në perëndim të Turqisë, mbi Stamboll ka kohë që era fryn nga veriu në jug, pra në detin Marmara.

Për këtë, niveli i ujit është në rënie dhe po tërhiqet në bregun verior të detit Marmara në drejtim të Avcilarit, ndërsa niveli është në rritje në bregun jugor të detit të lartpërmendur”, thuhet në njoftimin e universitetit.

Sipas Administratës së Meteorologjisë, intensiteti i kësaj ere është 20 kilometra në orë.

You may also like