Fenerbahçe do të votojë për tërheqjen ose jo nga Superliga, pas sulmit nga tifozët

by admin
Spread the love

Fenerbahçe do të votojë të martën lidhur me kërcënimin për tërheqja nga garat në Superligën e Turqisë.

Në mars, nga klubi turk u tha se do të konsiderojë tërheqjen pasi lojtarët e tyre u sulmuan nga tifozët e Trabzonspor gjatë një ndeshjeje,.

Tifozët e Trabzonsporit hynë në fushë dhe u përleshën me forcat e sigurisë dhe me lojtarët e Fenerbahçes pasi ekipi i tyre humbi 3:2.

Tani, te gjiganti turk do të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e asamblesë së përgjithshme të martën, në të cilën anëtarët e klubit do të votojnë një mocion për tërheqjen e klubit nga liga, ka raportuar “ESPN”.

Fenerbahçe, që fitoi titullin e 19-të të kampionit në vitin 2014, këtë sezon është në pozitën e dytë në tabelë pas 30 xhirove, dy pikë prapa Galatasarayt.

Sipas orarit, është e paraparë që Fenerbahçe të përballet me Adana Demirsporin të mërkurën. /

You may also like