Fëmijët e Britney Spears marrëdhënie të ftohtë me nënën – Shqip

by admin
Spread the love

Fëmijët nuk dëshirojnë të përshëndesin nënën e tyre përpara transferimit në Hawai

Marrdhënia mes këngëtares Britney Spears dhe fëmijëve të saj nuk ka gjasa të rregullohet. Sipas mediave rozë, ish-bashkëshorti i artistes, Kevin Federline nuk do t’i detyrojë djemtë e tij të përshëndesin këngëtaren përpara transferimit të familjes nga Kalifornia në Hawaii muajin e ardhshëm.

45-vjeçari, mesa duket po i inkurajon djemtë të takojnë nënën e tyre, por thuhet se nuk do t’i detyrojë ta shohin atë nëse ata nuk dëshirojnë. Tabloidi “Page Six” konfirmoi më parë në Maj se Federline vendosi të shpërngulej në Haëaii në mënyrë që fëmijët të mund t’i shpëtonin vëmendjes së madhe mediatike.

Artistja fituese e çmimit “Grammy”, kujdestaria ligjore e së cilës përfundoi në Nëntor 2021, është larguar nga djemtë e saj për më shumë se një vit. Marrëdhënia e ftohtë me djemtë u pa edhe gjatë kohës kur ata nuk morën pjesë në dasmën e saj me partnerin shumëvjeçar Sam Asghari vitin e kaluar.

Klan News

You may also like