“Fëmijë vetëm nëse dëshironi”, aktorja denoncon presionin e mëmësisë që u bëhet grave mbi të 30-at

by admin
Spread the love

Aktorja 56-vjeçare fituese e Oskarit Halle Berry  ulet dhe shkruan për revistën  Women’s Health për një temë që me sa duket atë e ka shqetësuar ndër vite.

Ndërsa shoqëria vazhdimisht “i urdhëron” gratë të jetojnë “lumturinë e mëmësisë” , Halle Berry nuk bën aspak lojë fjalësh. Në një artikull të botuar në revistën  Women’s Health, Catwoman-i më i famshëm në historinë e kinemasë, inkurajon gratë të luftojnë kundër presioneve sociale që i shtyjnë ato të kenë fëmijë pas një moshe të caktuar.

Nëse jeni në të njëzetat, shkruan ajo, zotërojeni epokën e eksplorimit. Shijojeni epokën e kuriozitetit të vërtetë. Shijojeni këtë kohë të përpjekjes për të kuptuar se kush jeni. Merrni kohën tuaj për të zbuluar veten. Ju nuk keni nevojë të nxitoheni, nuk keni nevojë të jeni të detyruar. Kjo nuk është një garë”.

Më pas ajo vijon: “Nëse jeni në të tridhjetat, mos e pengoni veten nga ideja se duhet të keni fëmijë deri në një moshë të caktuar. Nëse doni ose jo të bëheni nëna kjo varet vetëm nga ju”.

Aktorja me këtë “letër” publike në fakt tenton të jetë një zë kundër mentalitetit të vjetër që godet si një çekan në kokën e grave duke “i detyruar” ato të bëhen nëna sepse koha po ikën.

Të bëhesh nënë është arritja më e madhe është kulmi i feminitetit dhe mëmësia mbetet një shtyllë identiteti për çdo grua“, një sentencë që dëgjon të thuhet nga të gjithë psikologët dhe sigurisht kjo është një e vërtetë jetësore dhe morale, por as e kundërta nuk të bën më pak të moralshme.

Rrjedhimisht, një grua do të stigmatizohet kur nuk arrin të lindë dhe do ta përjetojë atë si një disfatë. Ndërsa për sa i përket një gruaje që nuk dëshiron fare fëmijë, ajo do t’ia përsërisë kushedi sa herë vetes:  “Ti nuk je e pjekur sa duhet”, “Kjo do të vijë me kohën”…

Dhe, Halle Berry e di shumë mirë këtë, ajo e lindi fëmijën e saj të parë në moshën 41-vjeçare. Por ajo thotë se gratë duhet të krijojnë familje vetëm sepse dëshirojnë atë, jo për shkak të “ideologjive të vjetra që kjo është ajo që “duhet” të bëjnë gratë”.

Bëje vetëm nëse dëshiron, sepse do heqësh dorë nga shumë gjëra të jetës tënde personale për të rritur jetë të tjera. Ndoshta ju nuk jeni një grua që dëshironi ta bëni këtë. Dhe këtu nuk ka asnjë gabim, nuk ka faj, nuk ka gjykim”, thotë aktorja.


Top Channel

You may also like