Fëmija 9 vjeçar është milioneri më i ri, mbi 1 milion denarë të realizuara në vitin 2022

by admin
Spread the love

Me bruto pagë prej 200 mijë euro një banorë i Shkupit është në krye të listës së personave me të ardhura më të larta. Llukarevska i kumtoi edhe milionerët më të ri dhe më të moshuar nga viti i kaluar.

“Një 24 vjeçar është milioneri më i ri në euro për vitin 2022 me të ardhura të realizuara dhe të paraqitura në vend të huaj në vlerë prej 61,6 milion denarë, ndërsa një person 77 vjeçar ka realizuar 92,9 milion denarë të ardhura i cili është milioneri më i moshuar në euro. Milioneri më i ri në denarë ka 9 vjet me mbi 1 milion denarë të realizuara, ndërsa më i moshuari ka 97 vjet dhe vitin e kaluar ka realizuar të ardhura prej 1,2 milion denarëve në bazë të pensionit dhe të ardhurave nga puna e kryer”, tha Sanja Llukarevska, drejtore e DAP-it.

Llukarevska paralajmëroi se më 24 nëntor do tu bllokohen llogaritë të gjithë kompanive që kanë obligim që të paguajnë tatim të solidaritetit, nëse nuk e kanë paguar. Ky tatim paguhet një herë, ndërsa u vendos para pak kohe dhe ka të bëjë me 150 kompani që vitin e kaluar kanë pasur të ardhura prej mbi 10 milion eurove. Drejtorja e DAP-it, Sanja Llukarevska, tha se deri më tani këtë tatim e kanë paguar 99 kompani me pagesën e diçka më shumë se 2 miliardë e 210 milion denarë.

Për shkak se afati ishte deri më 25 tetor, për të gjithë ata që nuk e kanë bërë pagesën e tatimit të solidaritetit, do të ndërmarrim masa në përputhje me Ligjin për procedurë tatimore, përkatësisht në përputhje me kalendarin tonë, më 6 nëntor do të dorëzojmë vërejtjet, nëse edhe pas asaj nuk e bëjnë pagesën, më 24 nëntor do të vazhdojmë drejt bllokimit të llogarive të tyre”, pohoi Sanja Llukarevska, drejtore e DAP-it.

Në aksionin e fundit “Zinxhiri” i cili u realizua në disa qytete të vendit, ndërsa ka të bëjë me larjen e parave dhe shmangien e tatimit edhe atë në lartësi prej 8 milion eurove, 13 pronarë të kompanive maqedonase janë në paraburgim, një në paraburgim shtëpiak dhe 12 personave u është shqiptuar masa e kujdesisë. Llukarevska shpjegoi se si është zhvilluar ky zinxhir i shmangies së tatimit. Njëri grup ka bërë fatura fiktive me tatim dalës, ndërsa grupi i dytë ka bërë, të ashtuquajturat, garanci tatimore i kanë paraqitur si plotësim hyrës.

Ne kemi konstatuar se bëhet fjalë për TVSH fiktive që në fakt është kërkuar më pas të kthehet. Grupi i parë i tatimpaguesve gjithsesi është i lidhur me grupin e dytë të tatimpaguesve për shkak se nga njëra anë kemi TVSH dalëse, ndërsa në anën tjetër kemi TVSH hyrëse. E rëndësishme është që kemi dokumentacion joadekuat joligjorë për shkak se kemi parë situata se njëra kompani me tjetrën në raportet e tyre afariste nuk kanë fare pikë të përbashkët”, theksoi Sanja Llukarevska, drejtore e DAP-it.

Llukarevska tha se kanë dyshime për pagat më të larta në sektorë të caktuara dhe për keqpërdorime të mundshme për çka paralajmëroi kontrolle shtesë.

You may also like