Felipe Anderson vendos derbin e Romës, Lazio “fluturon” në vend të tretë

by admin
Spread the love

Derbi i Romës fitohet nga skuadra e Sarrit, që mposht 1-0 rivalët e qytetit dhe i parakalon në renditjen e Serie A. Sfida vendoset nga një gol i Felipe Anderson dhe falë këtij suksesi Lazio ngjitet në vendin e tretë në klasifikim. Pas 3 fitoreve radhazi mes kampionatit dhe Kupave, Roma ndalet në ndeshjen që synonte të fitonte me çdo kusht.

Roma nis më mirë sfidën dhe shfaqet rrezikshëm me Abraham dhe Zaniolo, por derbi i kryeqytetit zhbllokohet nga Lazio me Felipe Anderson, që shfrytëzon një gabim të rëndë të Ibanez.

Verdhekuqtë nuk janë dakord me këtë rezultat dhe mundohen të reagojnë duke u hedhur në sulm në kërkim të golit të barazimit. I pafat Zaniolo, pas traversa i mohon golin në minutën e 33-të. Në pjesën e dytë Roma humbet kapitenin Pellegrini, që detyrohet të largohet para kohe nga fusha e blertë për shkak të një dëmtimi muskulor.

Felipe Anderson ka një mundësi të artë për të mbyllur ndeshjen, por nuk arrin të realizojë golin e dytë personal në këtë derbi. Ka nervozizëm në fund të takimit, por rezultati mbetet i pandryshuar edhe pas 8 minutave shtesë. Lazio fiton derbin dhe ngjitet në vendin e tretë në renditje, ndërsa Roma zbret në vendin e pestë. / Oversport.tv

Foto: S.S.Lazio Twitter

You may also like