Fazliu mposhtet në luftën për medaljen e bronztë

by admin
Spread the love

Xhudistja jonë, Laura Fazliu nuk ka arritur të stoliset me medalje në Grand Slam Tbilisi të Gjeorgjisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu u mposht në finale të repesazhit nga xhudistja holandeze, Joanne Van Lieshout.

Laura në raundin e parë të kësaj gare kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten mongoleze, Enkhriilen Lkhagvatogoo.

Në raundin e tretë Fazliu vazhdoi me fitore duke e mposhtur holandezen, Geke Van Den Berg, kurse në çerekfinale fitoi kundër xhudistes nga Kuba, Maylin Del Toro Carvajal.

Më pas, Fazliu u mposht në gjysmëfinale nga polakja Angelika Szymanska, me ç’rast garën e vazhdoi në finale të repesazhit për medaljen e bronztë, ku edhe aty pësoi humbje nga Joanne Van Lieshout.

You may also like