Fatkeqi Moreno, e harrojnë në hotel në kaosin e luftës: Na lanë aty…

by admin
Spread the love

Jonatan Bruno Santiago, i njohur me emrin sportiv Moreno, mund ta cilësojë veten si njeriun më të pafat, pasi nuk u largua dot nga Kievi drejt Rumanisë. 30-vjeçari brazilian ishte në një hotel me brazilianët e tjerë të Shakhtar Donetsk dhe Dynamo Kyiv.

Lojtari i futsallës, pjesë e një ekipi në Kiev, ishte bashkuar me bashkatdhetarët e tij që të premten në hotel dhe priste që të linte kryeqytetin e Ukrainës, për shkak të luftës së nisur nga Rusia.

Moreno për “Globo” ka treguar: “Isha unë, një lojtar dhe një brazilian tjetër. Aty mbeti vetëm stafi i tyre teknike, që janë italianë (i referohet trajnerit De Zerbi dhe stafit të tij) të gjithë. Të gjithë të tjerët u larguan. Ne ishim gjatë gjithë kohës bashkë, thjesht na harruan dhe u larguan”.

Moreno ndodhet në Ukrainë prej gjashtë muajsh dhe luan për Skyup Kyiv. Më tej ai shton: “Ne hëngrëm drekë në orën 13:30 dhe më pas u ngjitëm në dhomë për të bërë dush. Kur zbritëm në orën 16:30, thjesht nuk kishte njeri tjetër këtu”.

Më tej braziliani tregon se i shkroi njërit prej atyre që ishte në hotel me të dhe përgjigja e tij ishte: “hej, nuk je këtu edhe ti?!”. “Valixhja ime ishte poshtë. Dje kaluam gjithë ditën me ta dhe askush nuk mendoi të na telefononte. Jemi shumë të frikësuar. Shpresoj që së shpejti të marrë fund kjo marrëzi”, përfundon Moreno. / oversport.tv

You may also like