Fati Vejseli dhe Besir Alili gati për Botërorin e seniorëve në Beograd – Shqip

by admin
Spread the love

Dy mundësat më të mirë të vendit tonë me vite të tëra (edhe përkundër moshës të re), Fati Vejseli dhe Besir Alili, po vazhdojnë përgatitjet intensive para pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror për senior, që të shtunën do të nis në Beograd të Serbisë.

Të dy, pas përgatitjeve paraprake në Sofje e Chishinau, tash e 10 ditë sërish janë në kryeqendrën e Moldavisë, po përgatiten bashkë me disa reprezentacione të fuqishme, ndërsa aty do të qëndrojnë deri në nisjen drejt Beogradit. Prej para pak ditësh, atyre i është bashkuar edhe trajneri Sufijan Ismaili.

Kujtojmë që në Kampionatin Botëror, Fati Vejseli do të paraqitet në kategorinë deri më 70 kg, ndërsa Besir Alili në ate deri më 61 kg. Të dy, garat eliminatore do t’i zhvillojnë të shtunën me 16 shtator.

You may also like