Fansi befason Luizin gjatë koncertit, i dhuron orën e dorës

by admin
Spread the love

Tash e disa ditë, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”, Luiz Ejlli ka nisur një tur mbrëmjesh muzikore në ShBA.

Në videot e postuara në rrjetet sociale shihet numër mjaft i madh i fansave të tij të cilët shijojnë performancat e këngëtarit.

Veç parave të hedhura në skenë, dikush u kujdes t’i bëjë një dhuratë shumë luksoze artistit.

Në një prej koncerteve, një fans i pranishëm heq orën e tij nga dora për t’ia dhuruar Luizit, i cili në fillim insiston që t’ia kthejë dhe mos e mbajë.

E megjithatë fansi duket i sigurtë dhe nuk e kthen mbrapsht por ia dhuron artistit tij të preferuar.

You may also like