Familja ukrainase që shkoi në Angli ‘prej luftës’, kthehet në vendin e tyre se nuk gjenin dot dentist ortodontist (fotot)

by admin
Spread the love

Një familje ukrainase që u larguan drejt Anglisë pas sulmit të ushtrisë së Putin, raportohet se janë zhvendosur përsëri në vendin e tyre pasi nuk arrinin të gjenin një dentist ortodontist ne Britani për të vendosur tela korrigjues për bijën e tyre.

39 vjeçarja Nataliia Zavalniuk, dhe e bija 14 vjeçare Viktoriia, morën shpejt statusin e refugjatit në Bosham, në jug të Anglisë në kohën e sulmit fillestar të Rusisë në lindje të Ukrainës.

Por familja është kthyer tashmë në Vinnytsia, në Ukrainën qendrore, pasi qëndruan një vit në Britani, ndërsa Viktoriia mori menjëherë shërbimin e kërkuar dentar, dhe sipas raportimeve telat e dhëmbëve iu vendosën brenda disa ditëve.

Në një spondazh shokues të rrjetit shëndetësor Economist Impact, u zbyllua se 67 përqind e ukrainasve mund të shkonin te dentisti brenda 24 orëve në vendin që supozohet të jetë i shkatërruar nga lufta, në krahasim me vetëm 23 përqind të njerëzve që mund ta bëjnë këtë në Britani, shkruan rrjeti DailyMail.

Zhvillimi i vrazhdë vjen teksa në Britani njerëzit janë parë duke mbajtur radhë para agimi për klinikat që kanë pranuar pacientët e sistemit shtetëror shëndetësor, në skena që mediat i kanë quajtur ‘të ngjashme me radhët e epokës sovjetike në vendet e Evropës Lindore’.

Në raste më ekstreme raportohet se britanikët përdorim mënyra të improvizuara, duke tentuar të heqin me pinca dhëmbë të kalbur ose me dhimbje në shtëpinë e tyre, shkruan çuditërisht rrjeti vendas DailyMail.

Zonja Zavalniuk tha për rrjetin ‘The Times’ se eksperienca e saj e jetës në Angli ishte e keqe pasi nuk mund të merrte një takim me dentistin shtetëror, ndërsa ato private ishin shumë të kushtueshme.

Ajo shtonte se megjithë luftën, në Ukrainë mund të shkosh lehtësisht te dentisti.

Telat korrigjues për të rinjtë në Ukrainë kushtojnë rreth 300 euro, ndërsa çdo vizitë ose seancë kushton rreth 10 euro, sipas zonjës Zavalniuk.

Teksa fliste me rrjetin The Times, doktoresha Dr Louise Baverstock, e cila pranoi familjen në shtëpinë e saj në Bosham, tha se kishte pranuar refugjatët duke u ndjerë krenare që ishte britnaike.

Ajo shtonte: “Gjithçka ishte mirë por për gjashtë muaj ato nuk merrnin dot një takim te dentisti. Viktoriia kishte nevojë për tela por nuk kishte shumë shanse për këtë në Britani. Pastaj ndoshta i kishte marrë malli të ktheheshin në vendin e tyre”.

Shawn Charlwood, kreu i shoqatës së dentistëve britanikë, tha për  BBC’: “Kam shumë simpati për njerëzit në radhën para klinikave të reja dentare, por ne po shikojmë që njerëzit po shkojnë në Ukrainë për kujdes dentar, ndërsa në Britani njerëzit po heqin vetëm dhëmbët në shtëpi me pinca. Ministrja ka thënë se po e bën shërbimin shëndetësor ‘më të shpejtë, më të sigurt e më të drejtë’, por me kujdesin dentar nuk shihet asgjë nga këto”./DailyMail/