Familja e ish-presidentit Rugova e viziton Abdixhikun në dyvjetorin e zgjedhjes kryetar i LDK-së

by admin
Spread the love

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është vizituar nga Fana Rugova, bashkëshortja e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, si dhe dy fëmijët e tyre, vajza Teuta dhe i biri Ukë Rugova.

Abdixhiku u vizitua nga familja e ish-presidentit Rugova në dyvjetorin e zgjedhjes kryetar i LDK-së.

“Dy vjet më parë, delegatët e Kuvendit të LDK-së, më dhanë përgjegjësinë dhe njëkohësisht nderin më të madh jetësor, atë të udhëheqjes së formacionit të parë pavarësisht e demokratik në Kosovë, shtëpisë së madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë përvjetor të dytë, u nderova nga vizita e zonjës Fana Rugova, bashkëshortes së Presidentit Rugova, dhe vajzës së tij Teutës e djalit Ukës. Ishte kjo vizita e parë e zonjës Fana në selinë qendrore të partisë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

I pari i LDK-së pranoi një dhuratë një kristal guri nga e veja e Rugovës.

“Pranova një dhuratë tejet të çmueshme e domethënëse për mua; një kristal guri; të njëjtin që Presidenti Rugova e mbante për më të veçantë, atë që e kishte dërguar te Presidenti Klinton e Papa Gjon Pali i Dytë, si shenjë Kosove. Mes emocionesh e kujtimesh të shumta mbi gjithë historinë e familjes sonë politike, i njoftova për punët tona tani”, ka shtuar ai.

Abdixhiku tha se për këto dy vjet shënuan rikthimin e madh të LDK-së.

“E nisëm në një moment të vështirë; dëgjuam, ndryshuam, vepruam mbarë. Qëndruam fort, ecëm drejtë e treguam përgjegjësi për vendin në çdo hap tonin. Mes nevojës së pashmangshme për hapje e reformë, gjetëm dhe unitetin e brendshëm e përfaqësimin e denjë jashtë. Nderuam të shkuarën, por vendosëm të ndërtojmë të ardhmen. Prandaj fituam zgjedhjet lokale; fituam më të rëndësishmen për ne – besimin e qytetarëve tanë”, ka shtuar ai.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

You may also like