Fabian Topallaj: Basha e ka kuptuar që nuk e kontrollon Berishën duke e përkëdhelur, por në përballje

by admin
Spread the love

Duke folur për situatën politike në PD, anëtari i “Bindjes Demokratike”, Fabian Topallaj, tha në emisionin “Arnautistan”, se kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nuk e përballon më Sali Berishën duke e lajkatuar, siç ka bërë për të qëndruar në krye të kësaj Partie.

Sipas tij, kjo tregon dobësinë e Bashës i cili nuk arriti të fitojë përballë Edi Ramës, dhe as nuk do ta bëj përballë Sali Berishës, ish-kryetarit të partisë së tij.

Basha e ka kuptuar qe nuk e përballon dot Berishën duke e lajkatuar, por duke e “përzënë” i detyruar nga amerikanet, sepse kështu e nisi, pra i vetmi lajm un e kuptojs e ai ëhstë detyruar të zbresë në fushën e lojës dhe të përballet me Sali Berishën.

Të gjithë të tjerat i ka aktrime, pse, nëse Lulzim Baasha e kupton gabimin e madh që ka bërë, ai duhet të kuptojë një gjë, që në demokraci ka një rregull shumë të thjeshtë, vendimet i marrin njerëzit.

Basha i është imponuar me dredhi, duke i fërkuar shpinën Sali Berishës duke i thënë që jam me ty, unë nuk do të të lëshoj kurrë i është imponuar pikërisht që të vazhdonte të ishte kryetar i PD-së pavarësisht se aksionet e tij politike dhe rezultate e tij politike ishin skandaloze.

Ai nuk i ka pasur kurrë demokratët me vehte, dhe sot për fat të keq shumica e PD është me Sali Berishën dhe kjo tregon dobësinë e Lulzim Bashës, që mirë që nuk fitojë përballë Ramës, por nuk fiton dot as përballë Sali Berishës, në kushtet që është Berisha sot”, u shpreh Topallaj.

You may also like