Evi Kokalari sherr me Agron Gjekmarkajn në aeroport, reagon menjëherë deputeti dhe tregon si qëndron e vërteta

by admin
Spread the love

Evi Kokalari deklaroi dy ditë më parë se u fye nga deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj në aeroportin e Nju Jorkut teksa të dy po ktheheshin për në Shqipëri.

Kokalari shkruante në profilin e saj se u përball me Gjekmarkajn në aeroport dhe kishte bërë një batutë me të, por sipas saj është ofenduar nga deputeti demokrat.

“Në airport duke u futur në avion kalova perpara deputetit Agron Gjekmarakaj. Me shaka i thashë “Po kerkon shishen”? Pergjigja e deputetit: “Ma va fancu&o” Po, po, ky është niveli i Gjekmarkajt. Pa fjalë!! Te them ky nivel është shumë i ulët është pak. Ky njeri nuk duhet të jetë as pedagog dhe as deputet. Duhet të ngrejmë standard intelektual kudo”, shkruan Kokalari.

Nga ana tjetër deputeti i PD-së thotë se nuk e njeh Evi Kokalarin dhe nuk përdor fjalor të cilin ajo e përmendur në statusin e saj.

“E para fjalor rrugaçi nuk perdor kurrë me zonja shume më teper xhentil nga e zakonshmja perpiqem te jem me to.  Personin në fjalë as e njoh e as e kam takuar gjekundi, as parë nga afer. Se di në udheton në të njejten linje me mua se nuk është puna ime se balonë e madhe hesapi me dy kate e shumë gjind. As per fytyrë se njoh as nga koha folklorike e foltoreve  ku na bënte gjyqet e axhit propit se fiksova. S’ja mora kurrë per keq ! Gjithkush mendoja bie në sy sipas menyres së vet. Nuk e kuptova kurrë kush ajo tamam, mes dilemash?! Grua  shqiptare qe zien nga nostalgjia per dheun e të pareve  apo nuse e nje greku të moshuar me mbiemer Anxhelakis qe pikellohet nga merzia e lyp ngjarje”, shkruan Gjekmarkaj.

Sipas tij “Ajo mbi supe pat vënë dyfekun e lirise së PD -së, të demokratizimit dhe selametit  të saj. i kuptoj që më janë sulur evleterit, po s’kam si i jap ndihme askujt per udhetiminin e takimet e mia në Washington, skam ndonje meritë po ja që i bëra, më ftuan shkova , i kreva e po kthehem. Disa dhe me shijuan qamet”.

You may also like