Everton mposht Chelsea dhe beson, Tottenham ngjitet i katërti

by admin
Spread the love

Shpresë për Everton, shpresë për Tottenham. Skuadra e parë po tenton të qëndrojë në Premier League dhe fitorja 1-0 kundër Chelsea e mban në lojë për këtë objektiv, ndërsa triumfi 3-1 kundër Leicester ngjit “Spurs”-at në vendin e katërt për momentin, para Arsenal që ka një ndeshje më pak.

Everton në “Goodison Park” ia la topin thuajse gjithë kohës skuadrës së Thomas Tuchel, por bëri atë gjuajtjen e vetme të saktë që i dha tre pikët. Richarlison në fillim të pjesës së dytë e ccoi topin në rrjetë dhe më pas ai dhe shokët e tij e mbrojtën me të gjitha forcat dhe fituan në fund.

Tottenham ndërkohë u udhëhoq nga sulmuesit kundër Leicester. I zakonshmi Harry Kane e gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 22-të, ndërsa në fraksionin e dytë skenën e mori Son Heung-Min.

Sulmuesi nga Koreja e Jugut shënoi dy gola dhe i dyti ishte mjaft i bukur.  Leicester u zgjua vonë dhe shënoi në shtesë me Iheanacho. / oversport.tv

PREMIER LEAGUE – JAVA 35

Everton-Chelsea 1-0
Shënues:
Richarlison 47’

Tottenham-Leicester 3-1
Shënues:
Kane 22’, Son Heung-Min 60’, 79’ / Iheanacho 90+1’

Foto: Everton, Twitter

You may also like