Europa League/ Surpriza vjen nga Holanda, Man. United dështon në misionin për kreun

by admin
Spread the love

Janë dhënë verdiktet në 4 prej 8 grupeve të Europa Leagues, teksa janë përcaktuar tashmë 8 skuadrat që do të vijojnë më tej aventurën në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube në kontinent.

Kështu surpriza më e bujshme erdhi nga Roterdami, me Feyenoordin që mposhti 1-0 Lazion dhe siguroi kalimin në fazën tjetër, duke dërguar italianën në Conference League. Skuadra e Sarrit duhej të mos humbte në Holandë, por nuk ia doli të marrë atë pikë vendimtare.

Në grupin E gjithçka ishte vendosur që të enjten e kaluar, me Real Sociedat e Manchester United që kishin siguruar kualifikimin, ndërsa “djajtë e kuq” triumfuan 0-1 në transfertën baske, por ky rezultat nuk mjaftoi që të marrin vendin e parë.

Fitore minimale 1-0 për Sheriff Tiraspol, që do të vijojë aventurën në Conference League, teksa ky është një lajm mjaft i mirë edhe për mesfushorin shqiptar Regi Lushkja, që nuk luajti në Europa League për shkak të një dëmtimi.

Në grupin G gjermanët e Freiburg ishin të kualifikuar tashmë, teksa të dytët e mbyllën francezët e Nantes, që fituan 0-2 në Pire ndaj Olympiacos dhe parakaluan azerët e Qarabagut, të cilët do të vazhdojnë në Conference League.

Në grupin H, Ferencvaros dhe Monaco u kualifikuan për në turin tjetër, ndërsa turit e Trabzonspor do të duhet të vazhdojnë aventurën e tyre në Conference League, pasi e mbyllën në vendin e tretë, me 9 pikë të grumbulluara.


Top Channel

You may also like