Eurodeputetja ngre alarmin: Protestat në Shkup mund të përdoren nga Rusia

by admin
Spread the love

Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka ngritur shqetësimin se protestat e dhunshme në Maqedoninë e Veriut mund të shfrytëzohen nga Rusia për t’u përhapur dhe në Mal të Zi.

Përmes një postimi në Twitter, Viola Von Cramon i bën thirrje bashkimit Europian të përshpejtojë veprimet në rajon për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

“Kur Shtetet Anëtare të BE dështojnë të japin rezultat të prekshëm për qeveritë progresive në Ballkanin Perëndimor, kemi trazira në Maqedoninë e Veriut dhe potencialisht Mal të Zi që mund të shfrytëzohen nga Rusia dhe aktorë të tjerë të huaj”.

You may also like