ESTONI – Parlamenti miraton rezolutën që klasifikon Rusinë si shtet terrorist

by admin
Spread the love

RIGË, 18 tetor /ATSH-DPA/-Parlamenti i Estonisë ka miratuar një rezolutë që e klasifikon Rusinë si një shtet që mbështet terrorizmin, me tre anëtarë që abstenuan dhe të gjithë të tjerët votuan pro.

“Riigikogu, parlamenti njëdhomësh i Estonisë, e shpalli regjimin rus një regjim terrorist dhe Federatën Ruse një shtet që mbështet terrorizmin, veprimet e të cilit duhet të përballen së bashku”, thuhet në mocion.

Parlamentarët estonezë i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar të miratojë rezoluta të ngjashme. Klasifikimi i ri, i cili pason lëvizje të ngjashme nga dy republikat e tjera baltike të Letonisë dhe Lituanisë, shihet si një natyrë kryesisht simbolike.

Rezoluta dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe aneksimin e paligjshëm të territorit të pushtuar ukrainas.

“Estonia nuk do ta njohë kurrë shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës nëpërmjet agresioneve ose referendumeve të rreme. Shkelja e ligjit nuk mund të krijojë kurrë ligj”, sipas rezolutës.

Regjimi i Putinit dhe kërcënimet e tij për sulm bërthamor e ka kthyer Rusinë në rrezikun më të madh për paqen si në Evropë ashtu edhe në të gjithë botën.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like