Espanyoli flirton me fitoren, Luuk de Jong shpëton nderin e Barcelonës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nuk ka fitues derbi i Barcelonës. Espanyoli i afrohet shumë një fitoreje historike, por një gol i de Jong në minutën e 96-të ka vulosur barazimin 2-2. Barcelona luan më mirë në pjesën e parë, por vendasit përmbysin gjithçka dhe flirtojnë me fitoren, që sërish nuk arrijnë ta marrin.

Pedri zhbllokon derbin që në minutën e dytë dhe Barcelona dominon gjatë gjithë pjesës së parë, por në momentin më të mirë ndëshkohet nga vendasit që barazojnë me Darder.

Edhe pjesa e dytë nis me gol dhe është sërish Barcelona që shënon, por goli i Gavit anulohet nga VAR për pozicion jashtë loje. Anulohet goli i Barçës, por vlen ai i Espanyolit, që kalon në avantazh me Raul de Tomas.

Barcelona hidhet e gjitha në sulm në kërkim të golit të barazimit dhe e gjen në minutën e 96-të me Luuk de Jong. Përfundon 2-2 derbi. Barcelona eviton humbjen në minutat e fundit, por merr rezultatin e 8-të radhazi në kampionat.

Betisi vazhdon me paraqitjet e mira në kampionatin spanjoll, duke marrë suksesin e radhës në transfertë përballë Levantes. Skuadra nga Sevilla fiton 4-2 dhe konsolidon pozitat në vendin e tretë të renditjes së LaLigas.

Alaves ka marrë tre pikë të arta në luftën për mbijetesë, pasi ka mposhtur 2-1 në shtëpi Valencian. Një penallti e Joselu në pjesën e dytë u ka dhuruar fitoren vendasve, ndërsa miqtë duket se kanë harruar të fitojnë dhe kanë zbritur shumë shkallë në renditje.

Sociedad vazhdon të qëndrojë në zonën e lartë të renditjes dhe falë suksesit të sotëm përballë Granadës është ngjitur në vendin e 6-të në renditje. Oyarzabal dhe Rafinha kanë shënuar golat e fitores për vendasit, ndërsa Uzuni ka luajtur për 63 minuta me skuadrën e Granadës. / Oversport.tv

Spanjë – LaLiga / Java e 24-t

Espanyol- Barcelona 2-2

Darder 40’, de Tomas 64’/ Pedri 2’, Luuk de Jong 90+6’

Alaves- Valencia 2-1

Loum 14’, Joselu 76’ (pen) / Guedes 62’ (pen)

Levante- Betis 2-4

Gomez 43’, 47’ / Fekir 14’, 49’, Gonzalez 29’, Carvalho 42’

Real Sociedad- Granada 2-0

Oyarzabal 37’ (pen), Rafinha 74’

You may also like