Eskobar: Nuk jam këtu për të torturuar askënd, por partnerët tanë janë ata që janë të përkushtuar në integrimin evropian dhe NATO

by admin
Spread the love

“Unë nuk jam këtu për të torturuar askënd”, kështu u shpreh zëvendës – ndihmës sekretar i shtetit të SHBA-ve, Gabriel Eskobar, referuar deklaratave të kryetarit të VMRO-DPMNE-së se nuk do të duroj tortura dhe presione nga askush për të votuar ndryshimet kushtetuese.

“Dua të ju bëjë shumë të qartë një gjë. SHBA-të nuk zgjedhin qeveri të shteteve anëtare në NATO. Ajo që bëjmë ne është vendosim pritshmëri dhe punë. Ajo për të cilën bisedojmë është që do ta dërgoj të njejtën porosi që e kam dërguar edhe në rajon. Ajo është se SHBA, si partner natyror, i shohin ato që janë të përkushtuar në integrimin evropian, në NATO dhe janë të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe dua që kjo të jetë e qartë”, ka deklaruar Eskobar, raporton SHENJA.

MARKETING




You may also like