Eskalimi i raporteve Shkup – Sofje i mirëseardhur për Rusinë – Shqip

by admin
Spread the love

“INTERES PËR TË MBETUR TË GJALLA KONFLIKTET PERMANENTE NË RAJON”

Federata ruse është një nga faktorët që ka interes për të mbetur të gjalla konfliktet në këtë rajon, me qëllim të manifestimit të ndikimit. Kësisoji eskalimi i fundit midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të jetë e mirëseardhur për shumë faktorë të tretë, të cilët këtu do të shohin shansin të mbahet një konflikt permanent – thotë Ministri I Jashtëm Bujar Osmani në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

Paralajmërimet për vizitë të organizuar në Bullgarëve në Shkup, më 4 Shkurt në ditëlindjen e Goce Dellçevit, sic njofton KlanM, Këshilli për Siguri e vlerësoi si ngjarje me rrezik të lartë të sigurisë dhe Presidenti Pendarovski potencoi implikimin rus në rritjen e tensioneve Sofje – Shkup.

Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, sic njofton KlanM, thotë se nuk ka informacione të drejtpërdrejta nëse intelegjenca ruse minon raportet Maqedoni e Veriut – Bullgari, por shprehet se ka interesim nga faktorë të tretë që ntë mbahen të gjalla konfliktet në këtë rajon.

“Është një çështje që dihet qëmoti dhe këtë ndikim e kemi parë me intensitete të ndryshme, në periudha të ndryshme të marrëdhënieve jo vetëm Bullgari – RMV, por në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor. Kësisoji, me siguri se eskalimi i fundit do të jetë I mirëseardhur nga shumë faktorë të tretë, në këtë rast, Federata ruse, që do të shohin shansin që këtu të ketë një konflikt permanent” – tha Bujar Osmani.

Paralajmërimet nga Sofja për veto të re rrugës eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, nuk vijnë vetëm nga Eurodeputeti Xhambaski. Në këtë vijë I drejtpërdrejtë ishte edhe Ministri i Jashtëm bullgar, Nikolaj Milkov.

“Shoqëria bullgare nuk lejoi që partia e Xhambaskit të futet në parlament. Fatkeqësisht shoqëria jonë sapo I siguroi Xhambaskit edhe një mandat në Parlamentin Evropian, nga të margjinalizuar duke e shndërruar në yll të politikës. Edhe tek ne ka politikë në këtë pjesë. Është hapur sezoni i provokatorëve, dhunuesve dhe profiterëve politik. Ne duhet të ndalojmë këtë cikël të përkeqësimit të raporteve dhe ta kthejmë agjendën pozitive” – tha Bujar Osmani.

Ministri Osmani, sic percjell KlanM, si faktor që vështirëson raportet me Sofjen e sheh hyren në process zgjedhor të Bullgarisë dhe zgjedhjet e 2 Prillit. Sipas tij, zgjedhjet komplikojnë cështjet e ndjeshme dhe nuk u lënë hapësirë diplomatëve për të kryer punët ashtu sic duhet.

TI RAPORTON!

You may also like