Është shumë xheloz, ma mori shpirtin, s’di pse …

by admin
Spread the love

E ftuar në “Roped with Olsi”, Klea Huta ka bërë një rrëfim të gjatë për jetën e saj dhe karrierën.

Mes tjerash Klea u pyet nëse Elgiti ishte tip xheloz.

“Jashtëzakonisht shumë, është aq xheloz sa ma mori shpirtin. Nuk e di pse, si jap asnjë shkas”, tha Klea ndërsa Olsi i habitur vazhdoi: Kur është rasti i fundit që u bë xheloz?

“Para 18 viteve”, u përgjigj Klea dhe të dy shpërthyen në të qeshura duke zbuluar se ishte një shaka.

Gjatë emisionit Klea mori një suprizë nga Elgiti, një kuti me lule dhe një letër emocionuese.

“E dashur Klea, tek sytë e tu gjeta pjesën e fundit që do të plotësonte pazëllin e jetës sime, gjeta arsyen për të marrë emërtimin burrë, gjeta planetin e fundit që do të plotësonte planetin tim. Ti e di dashurinë time për ty dhe Krid. Ti e di çfarë do të isha në gjendje të bëja që ju të dy të ishit më të lumturit në botë. Tani që po të shkruaj po më bin ndërmend të gjjtha premtimet që i kemi bërë njëri-tjetrit, ëndrrat që kemi për të ardhmen dhe fokusin që kemi për t’i bërë ato realitet. Të dua deri në fund dhe përtej fundit të jetës”, ishte letra e Elgitit.


You may also like