“Është një djalë shumë energjik”, Lei Kraja i del në mbështetje Luizit

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur, Lei Kraja, e ftuar në emisionin ‘Fun Club”, e cilësoi veten si ‘luizatore’, duke treguar se është fanse e Luizit, konkurrent në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.

E para Big Brother është një drogë për të gjithë”,tha Lei. “E shofim Luizin që sjell alegri nëpër shtëpi, gëzim, gallat, ka ndjekur një taktikë tjetër”, u shpreh moderatoja.

Ndërsa për tifozët e Luizit ku përfshiu edhe veten tha: “Po e fus veten tek ‘luizatorët’, mund të kemi kaluar pak në ekstrem”, ndërsa shprehu se nuk ishte dakord me revoltat e tyre.

“Bëhem me Luizin për shkak të taktikës që ka zgjedhur, është shumë i çiltër, shumë gallat në atë shtëpi”, shtoi ajo.

“Shtëpia do ishte ‘boring’ (e mërzitshme) pa të. Ka sjellë një tjetër frymë në shtëpi”, mendon Lei.

You may also like