ESHS: Rritje negative natyrore në vitin 2022

by admin
Spread the love

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i foshnjeve të lindura të gjalla në zonat urbane në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 10.866 fëmijë ose 60,1 % nga numri i përgjithshëm i tyre, kundrejt 7.207 ose 39,9 % fëmijë të lindur nëpër zonat rurale.

Më së shumti lindje ka rajoni i Shkupit me 39.6%, ndërsa më pak ka rajoni lindor me 6.6%. Rajoni i Shkupit zë vendin e parë edhe kur bëhet fjalë për personat e vdekur dhe kap 31% të të gjitha vdekjeve, ndërsa më pak ka në pjesën veri-lindore të vendit me 7.7%.

Shtesa natyrore e popullsisë është negative dhe në zonat urbane është -3,488 banorë, dhe në zonat rurale -898 banorë.

Nga numri i përgjithshëm i martesave, 6,975 ose 51,1% janë në zonat urbane, dhe 5,907 ose 45,9% janë në zonat rurale. Në zonat urbane janë 1005 divorce, pra 62,3%, ndërsa në zonat rurale 608, pra 37,7% e numrit të përgjithshëm të divorceve.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like