ESHR: Në Gjykatën e lartë administrative është zvogëluar numri i gjyqtarëve dhe i lëndëve rreth të cilave veprohet

by admin
Spread the love

Enti shtetëror për revizion (ESHA) e ka publikuar rapotin përfundimtar nga revizioni i kryer në Gjykatën e lartë administrative Shkup. Me këtë rast, ka konstatuar se për periudhën 2020-2022 numri i lëndëve në punën shënon trend të uljes.

“Kemi përmendur se në gjendjen e zgjidhjes së lëndëve gjyqësore mund të ketë ndikim ndërprerja e funksionit të gjyqtarit të 4 gjykatësve në Gjykatën e lartë administrative Shkup në bazë të plotësimit të kushtit për pension të moshës nga korriku i vitit 2022. Funksionin e gjyqtarit gjatë vitit 2022 e kryejnë një kryetar dhe 13 gjyqtarë deri më 30.06.2022, ndërsa deri në fund të vitit 9 gjyqtarë dhe  një kryetar. Por, gjendja me numrin e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të  revizionit është zvogëluar në 7 gjyqtarë, ndërsa e kryetarit të Gjykatës së lartë administrative Shkup ka skaduar mandati më 08.11.2023.

Në drejtim të punës së azhurnuar të gjykarës, zvogëlim të numrit të lëndëve të pazgjifdhura dhe zgjidhjes me kohë të lëndëve, ekziston nevoja për plotësim me kohë të numrit të parashikuar të gjykatësve në Gjykatën e lartë administrative Shkup, thekson ESHR në Raport.

Në pjesën “Theksimi i çështjeve të pasigurisë dhe vazhdimësisë”, revizioni e evidenton gjendjen e konstatuar të mosmarrjes së mendimit nga Këshilli i shërbimit gjyqësor në lidhje me një akt të brendshëm të miratuar – Rregullore për sistemimin e brendshëm dhe organizimin e vendeve të punës. Revizioni gjithashtu vë në dukje se ka pasiguri si në vitet e kaluara ashtu edhe në vitin aktual se nuk është përmbushur përqindja minimale e përcaktuar me ligj për sigurimin e fondeve prej 0,8 përqindëve të bruto prodhimit vendor për buxhetin e Gjykatës. Për vitin 2022 është miratuar 0,29 për qind e minimumit të përcaktuar ligjor.

“Në pjesën Çështjet tjera vëmë në pah disa dobësi sistemike që kanë të bëjnë me rregullimin e ndryshëm të mënyrës së llogaritjes së përvojës së punës me dispozitat e Ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe Ligjit për shërbimin gjyqësor”, thuhet në Raport.

Mendimi i revizionit për pasqyrat financiare është se ato e shfaqin në mënyrë të vërtetë dhe objektive gjendjen financiare të Gjykatës së lartë Administrative Shkup.

MARKETING



You may also like