Escobari dhe Lajçaku: Propozimi i Ramës për Asociacionin është konstruktiv

by admin
Spread the love

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë thënë se propozimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë është shumë konstruktiv.

Kështu kanë vlerësuar ata gjatë një diskutimi në Qendrën Evropiane të Këshillit Atlantik në Uashington për dialogun Kosovë-Serbi, raporton Shqip.

“Propozimi ishte konstruktiv. Mendoj se ishte një propozim serioz. Unë i kisha inkurajuar njerëzit që ta lexojnë atë”, ka thënë Escobar.

Për t’u informuar më shumë rreth propozimit në fjalë, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Rama i dërgon Macronit dhe Scholzit një draft statut për Asociacionin (VIDEO)

Njësoj ka vlerësuar edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

klankosova.tv

You may also like